ZJARRI VAZHDON TË JETË AKTIV NË ZONËN MALORE NË MALËSI, NË FSHATIN SKORRAQ RREZIKOHEN SHTËPITË

Lokalne Vijesti

Zjarri që para disa ditësh u përfshi në malin e Deçiqit, malin e Vuksanlekajve, fshatrat Drume e Passhkallë, tashmë rrezikon shtëpitë në fshatin Skorraq.

Ekipet e zjarrfikësve dhe policia komunale e Tuzit që disa ditë janë aktive në shuarjen dhe lokalizimin e zjarreve. I angazhuar në shuarjen e zjarrëve ishte edhe helikopteri i ushtrisë së Malit të Zi.

Në shuarjen zjarrit janë aktiv edhe shumë civil.

Duhet theksuar se Komuna e Tuzit nuk i ka njësitë e zjarrfikësve dhe ato duhet të vinë nga Podgorica.

Zjarrvënia e qëllimshme është problematik e cila vazhdon çdo verë në Malësi, ku përgjegjës janë vetë njerëzit.
Kjo, jo veç se shkatërron natyrën por edhe rrezikon jetët e njerëzve.

~MALESIA.ORG

guest
0 Komentari
Inline Feedbacks
Pogledaj sve komentare